Rreth GLV Agroturizmi

Grupi Lokal i Veprimit (shkurt GLV) “Agroturizmi” është themeluar në vitin 2009, si iniciativë për një bashkëpunim sa më të mirë në mes të sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile. Qëllimi i GLV-s është që të ndihmojë në implementimin, realizimin dhe monitorimin e strategjisë për zhvillim rural në Pejë si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të qëndrueshëm rural. Themelimi i saj është mbështetur nga programi LEADER i cili është është duke vepruar në të gjithë Evropën dhe duke themeluar Grupet Lokale të Veprimit të cilat zhvillojnë qasjen “nga poshtë - lartë” që nënkupton që akterët lokalë marrin pjesë në vendimmarrje në lidhje me strategjinë dhe në përzgjedhjen e prioriteteve që duhet të ndiqen në zonën e tyre lokale.

 

Grupi Lokal i Veprimit “Agroturizmi” në Pejë ka për mision që në partneritet me të gjitha palët e tjera të interesit të kontribuojë në krijimin e kushteve dhe mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm rural e poashtu në fokus ka zhvillimin e turizmit rural në komunën e Pejës. GLV-ja për të arritur misionin e vetë ka krijuar një bashkëpunim shumë të mirë me ministritë e ndryshme të qeverisë së Kosovës e posaçerisht me Ministrinë e Bujqësisë, Pyltarisë dhe Zhvillimit Rural, agjencione të tjera për zhvillim rural, rrjetin e grupeve lokale të veprimit në Kosovë, organizata internacionale që veprojnë në Kosovë si dhe organizatat locale nga Peja ku bashkarisht zhvillojnë aktivitete në tema të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm rural në territorin e Komunës së Pejës.

GLV “Agroturizmi” është mjaft aktiv në organizimin e takimeve me banorët lokalë të viseve rurale, organizmin e punëtorive dhe seminareve për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, përkrahjen e programeve për investime në infrastrukturë, përkrahjen e programeve për subvencionimet e fermerëve dhe zhvillimin e bizneseve të tyre, organizmin e panaireve për promovim të produkteve lokale si dhe në zhvillimin e projekteve të ndryshme që ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm rural dhe përmirësim të jetesës së banorëve lokalë në zonat rurale.

 

Turizmi rural është poashtu një nga sektorët që GLV e mbështet për zhvillim, e kjo është falë mundësive dhe potencialeve të komunës së Pejës për zhvillim rural. Turizmi rural mund të përkufizohet thjesht si një aktivitet ekonomik i cili varet dhe shfrytëzon zonat rurale. Për vizitorët, turizmi rural ofron diçka më ndryshme nga modelet e zakonshme të turizmit. Megjithatë, argumentohet se turizmi rural është më shumë se një alternativë ndaj formave të tjera: pra është një gjendje shpirtërore ku turistët janë në mënyr aktive të përfshir në jetën rurale dhe duke i përjetuar eksperiencat që zhvillohen në fshatëra. Turizmi rural ofron një kontakt të ripërtërirë me natyrën. Kjo shpjegon pse agro-turizmi, eko-turizmi dhe një mori e të ashtuquajturës format "alternative" të turizmit janë bërë kaq popullor gjatë dekadës së fundit.

 

Mirpo misioni i GLV Agroturizmi nuk kufizohet vetëm në këto por ka shtrirje ëdhe në edukim dhe vetëdijësim të banorve të komunës së Pejës e sidomos tek gjeneratat e reja të cilat janë mjaft të ndjeshme për një zhvillim të qëndrueshëm. Njohja me produktet me të cilat ushqeheni është preventiv e mbrojtjes së organizmit tuaj dhe zhvillim i mirëqenjës së përgjithshme. Njohja me procesin e zhvillimit dhe të ritjen e produkteve konsumuese është kulturë që ndikon jo vetëm në organizmin tuaj por edhe në ekonomin dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural. Andaj GLV “Agroturizmi” nën moton “E freskët, nga vendi im!” si qëllim ka poashtu ngritjen e vetëdijës së banorve lokal për shfrytëzimin sa më të madh të produkteve lokale në konsumin e tyre të përditëshëm.

NA KONTAKTONI

Për çdo pyetje na shkruani.

Submitting Form...

The server encountered an error.

Form received.

Adresa:

 

GLV - AgroTurizmi, Pejë

Adresa: Hasan Prishtina

Nr.45 Pejë,Kosovë

Kontakt:

 

T: +386 49 436 000 / 236 132

E: info@glv-agroturizmi.org

lag.agroturizmi@yahoo.com

 

GLV - Agroturizmi

© Copyright 2017 GLV Agroturizmi.org

Hyni ne email

* vetëm antarët