Misioni dhe Objektivat

MISIONI

Grupi Lokal i Veprimit “Agroturizmi” në Pejë ka për mision që në partneritet me të gjitha palët e tjera të interesit nga sektori publik dhe privat dhe shoqërisë civile të kontribuojë në krijimin e kushteve dhe mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm rural dhe ekonomik në komunën e Pejës. GLV “Agroturizmi” do të angazhohet përmes programeve të saja në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimin e infrastrukturës rurale si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm rural.

 

QËLLIMI I ORGANIZATËS

Organizata “Agroturizmi” është themeluar me qëllim të një bashkëpunim me organizatat ekzistuese publike dhe private të përcaktuara në komunën e Pejës për të promovuar zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshëm rurale lokale, ndihmën e ngritjes së punësimin në nivelin lokal dhe ngritjen e të ardhurave për individët dhe ndërmarrjet, mbrojtjen dhe shtimin e vlerave të trashëgimisë lokale natyrore dhe kulturore dhe zhvillimin e turizmit rural si dhe ndërmarrjen dhe mbështetjen e çfarëdo veprimi tjetër i cili synon menaxhim më të mirë të viseve rurale brenda territorit të komunës së Pejës.

 

OBJEKTIVAT E GLV-së

GLV-ja bazohet në objektivat si më poshtë:

1. Stimulon iniciativat kreative publiko-private në sektorin e zhvillimit rural në territorin e Komunës së Pejës

2. Përcjell zhvillimet e vendeve rurale brenda territorit të Pejës dhe Kosovës

3. Bashkëpunon me organizatat e tjera që operojnë në sektorin e zhvillimit rural dhe të turizmit të qëndrueshëm

4. Krijon dhe zhvillim marrdhënie me organet qeveritare

5. Krijon dhe zhvillon marrdhënie me organizatat e njejta në regjion dhe më gjërë

6. Promovon dhe krijon bashkëpunime me vende të tjera për zhvillim rural

7. Ofron ndihmë profesionale për anëtarët e saj

 

FUSHAT E VEPRIMIT

Fushat kryesore në të cilat vepron GLV-ja janë të ndryshme por një theks i veçantë i ipet ngritjes së ekonomisë rurale për komunitetin nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellët, krijimit të vendeve të reja të punës, mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tokës, zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshëm, diversifikimin e aktiviteteve, zbatimin strukturor dhe dizajnimin e tregut, intervenime në mirëmbajtjen e ndërtesave të trashëgimisë kulturore, krijimin e qendrës regjionale për zhvillim të qëndrueshëm rural etj. GLV-ja gjithashtu ndikon në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm rural ku përmesdiversifikimit të kulturës dhe rekreacionit me zhvillimet rurale arrin të zhvillojë oferta unike të cilat ofrojnë eksperinca të paharruara.

 

EDUKIMI

Njohja me produktet me të cilat ushqeheni është preventiv e mbrojtjes së organizmit tuaj dhe zhvillim i mirëqenjës së përgjithshme. Njohja me procesin e zhvillimit dhe të ritjen e produkteve konsumuese është kulturë që ndikon jo vetëm në organizmin tuaj por edhe në ekonomin dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural. Andaj GLV “Agroturizmi” nën moton “E freskët, nga vendi im!” si qëllim ka poashtu ngritjen e vetëdijës së banorve lokal për shfrytëzimin sa më të madh të produkteve lokale në konsumin e tyre të përditëshëm. Që ta arijë këtë GLV zhvillon organizime të ndryshme me qytetar të moshave të ndryshme e poashtu edhe me shkollat vizitat në ferma ku gjatë kësajë kohë bisedohet për mënyrën e ritjes së produkteve, cilësin e tyre, qëndrueshmërin kohore, ndikimet në organizëm etj.

NA KONTAKTONI

Për çdo pyetje na shkruani.

Submitting Form...

The server encountered an error.

Form received.

Adresa:

 

GLV - AgroTurizmi, Pejë

Adresa: Hasan Prishtina

Nr.45 Pejë,Kosovë

Kontakt:

 

T: +386 49 436 000 / 236 132

E: info@glv-agroturizmi.org

lag.agroturizmi@yahoo.com

 

GLV - Agroturizmi

© Copyright 2017 GLV Agroturizmi.org

Hyni ne email

* vetëm antarët