Ngjarjet

  • Takimi i rregullt i bordit të GLV Agroturizmi

    Nën udhëheqjen e Kryetarit të bordit Z. Mehdi Mulaj u mbajt takimi i rradhës ku temë e diskutimit ishte organizimi i aktiviteteve për zhvillimin e projektit të “Animacionit”, i cili financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si iniciativë për ngritjen e vlerave të GLV-ve si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm rural.

     

    Në këtë takim u biseduan pikat kryesore të parapara në projekt si:

    Takimet me banorët e zonave rurale dhe prezantimi i GLV

    Takimi me studentët e fakultetit të agrobiznesit ne universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

    Organizimi i panairit të Agrobiznesit

    Organizimi i vizitës studimore në Shqipëri.

     

    Njëherit në takim u ndanë përgjegjësitë tek anëtarët e GLV-së për realizimin e aktiviteteve të parapara në projekt.

  • Organizimi i takimeve me banorët lokalë

    Me qëllim të informimit sa më të mirë dhe përfshirjen e banorëve lokalë të zonave rurale, Grupi Lokal i Veprimit ka organizuar 5 takime në 5 zonat rurale të komunës së Pejës. Në takim, banorët janë informuar për iniciativën e GLV-së për një bashkëpunim sa më të mirë në mes të sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile. Gjatë takimeve u prezantua se qëllimi i GLV-së është të ndihmojë në implementimin, realizimin dhe monitorimin e strategjisë për zhvillim rural në Pejë si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të qëndrueshëm rural.

    Gjithashtu banorët u njoftuan se themelimi i GLV “Agroturizmi” është mbështetur nga Minisitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural duke u bazuar në programin LEADER i cili është është duke vepruar në të gjithë Evropën dhe duke themeluar Grupet Lokale të Veprimit të cilat zhvillojnë qasjen “nga poshtë - lartë” që nënkupton që akterët lokalë marrin pjesë në vendimmarrje në lidhje me strategjinë dhe në përzgjedhjen e prioriteteve që duhet të ndiqen në zonën e tyre lokale.

     

    Poashtu, tema të diskutimeve ishin puna e GLV-së deri tani, roli i bashkëpunimit të banorëve lokalë me institucionet, rëndësia e implementimit të startegjisë së Agroturizmit, turizmi i qëndrueshëm rural, promovimi i produkteve lokale etj.

  • Organizmi i panairit të Agrobiznesit “E freskët, nga vendi im!”

    Me qëllim të promovimit sa më të madh të produkteve lokale dhe informimit të banorëve për produktet që prodhohen apo kultivohen në rajonin e Dukagjinit, u organizua panairi i Agrobiznesit nën moton “E freskët nga vendi im!”, ku në panair morën pjesë rreth 30 ekspozues të sekorit privat. Njëherit panairi ka pasur edhe karakter shitës ku banorët kanë shfrytëzuar rastin të furnizohen me prodhime konsumuese bujqësore të freskëta nga regjioni i tyre.

    Në këtë panair u bë edhe prezantimi i iniciativës së konviviumit “Slow Food Dukagjini” i cili si qëllim ka ruajtjen dhe promovimin e ushqimeve tradicionale dhe përgaditjen e tyre me produkte lokale.

     

    Në panair të pranishëm ishin zyrtarë nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kryetarët e GLV Gjeravica nga Deçani, GLV Juniku nga Juniku dhe GLV Burimi nga Istogu. Njëherit me nga një fjalë përshëndetëse dhe zotim për ndihmë në të ardhmen iu drejtuan të pranishmëve Kryetari i GLV Agroturizmi Z. Mehdi Mulaj, zyrtari nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural Z. Bajram Imeri si dhe drejtoresha ekzekutive nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal Znj. Leman Hatashi. Krejt në fund për falemnderim u ndanë mirënjohjet për pjesëmarrësit në panair nga kryetari i GLV Agroturizmi.

  • Organizmi i vizitës studimore nga anëtarët e GLV në Shqipëri

    Një grup i anëtarëve të GLV Agroturizmi vizituan Shqipërinë me qëllim të njoftimit dhe marrjes së eksperiencave me zhvillimet e fundit në sektorin e Agroturizmit. Në bazë të programit takimet janë paraparë të realizohen në Tiranë, Berat dhe Lushnjë. Vizita e parë u realizua në Tiranë ku takimet u bënë me organizatën ADAD Malore për rolin e organizatave bujqesore në këshillimin, shoqërimin dhe përfaqësimin e fermerëve si dhe takimi me ALCDF - Tiranë për Zhvillimin Lokal, turizimi dhe mjedisi  si dhe përfshirja në programet e Bashkësisë Europiane (aplikimi, zbatimi i projekteve etj). Në Berat u zhvilluan takime dhe vizita në Gorcican për prodhimin e perimeve në serra, menaxhimi i organizimit, prodhimit dhe gjatja e tregut, takim në Zyrën e Informacionit Turistik - Berat dhe në Muzeun Etnografik të Beratit si dhe takimi në Drejtorinë e Bujqësisë në Berat ku u zhvilluan temat si roli i DB në këshillimin e fermerëve, projektet e tyre dhe bashkëpunimi institucional. Ndërsa në ditën e tretë, vizita u realizua në Lushnjë ku u realizua takimi me  ACC Lushnje, shërbimi këshillimor bujqësor i Lushnjës dhe me rrjetin e fermerëve dhe krejt në fund iu bë vizitë qendrës për grumbullimin e pemëve dhe perimeve ELKOS në Lushnjë.

     

    Qëllimi i takimeve ishte njohja për së afërmi me zhvillimet në sektorin e bujqësisë dhe turizmit dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e agroturizmit. Gjatë kësaj kohë u shkëmbyen eksperiencat e ndryshme në mes të vendeve si dhe krijimi i bashkëpunimeve në të ardhmën.

  • Organizmi i takimeve me Sektorin privat dhe OJQ-të

    Me qëllim të krijimit të një bashkëpunimi më të përafërt me sektorin privat dhe involvimin e këtij sektori në GLV është organizuar takimi me biznese private dhe OJQ-të të cilët janë informuar për iniciativën e GLV dhe punën e sajë. Gjatë takimit u bë një prezantim i përgjithshëm i GLV-së dhe qasjes LEADER, ndërsa në vijim u zhvilluan bashkëbisedime në mes të pjesmarësve dhe udhëheqësve të GLV Agroturizmi me qëllim të arritjes së një organizmi sa më të mirë të punës së GLV-së. Gjithashtu pjesmarësit e biznesit prtivat dhe OJQ-të u njoftuan se themelimi i GLV “Agroturizmi” është mbështetur nga programi LEADER i cili është është duke vepruar në të gjithë Evropën dhe duke themeluar Grupet Lokale të Veprimit të cilat zhvillojnë çasjen “nga poshtë - lartë” që nënkupton se akterët lokalë duhet direkt të marrin pjesë në vendimmarrje në lidhje me strategjinë dhe në përzgjedhjen e prioriteteve që duhet të ndiqen në zonën e tyre lokale.

     

    Poashtu u prezantua se qëllimi i GLV-s është të ndihmojë në implementimin, realizimin dhe monitorimin e strategjisë për zhvillim rural në Pejë si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të qëndrueshëm rural.

  • Takimet me student e fakultetit të Agrobiznesit nga Universiteti “Haxhi Zeka”

    Grupi Lokal i Veprimit Agroturizmi mbajti takim me studentët e fakultetit të agrobiznesit në universitetin publik “Haxhi Zeka” në Pejë ku studentët patën mundësin të njoftohen për së afërmi me organizatën GLV “Agroturizmi” dhe rëndësin e mbështetjes së sajë, rolin dhe iniciativën, misionin, obkjektivat dhe projektet e GLV-së.

     

    Në këtë ligjeratë i prnaishëm ishte edhe njohësi i mirë i qështjeve evropiane që kanë të bëjnë me zhvillim rural i cili ju prezantoj studentëve iniciativën e qasjes LEADER e cila është e shtrirë në gjith evropën dhe përfshin më shumë se 160 vende që kanë të themeluara GLV-të. Interesimi nga studentët ishte mjaft i madh dhe njëherit pas përfundimit të prezantimeve vazhduan me pyetje dhe bashkëbisedime.

  • Identifikimi i akterëve dhe zhvillimi i rrjetit bashkëpunues rural për zhvillim të

    qëndrueshëm si dhe ngritja e vetëdijes në rajonin ndërkufitar të Bjeshkëve të Nemuna

NA KONTAKTONI

Për çdo pyetje na shkruani.

Submitting Form...

The server encountered an error.

Form received.

Adresa:

 

GLV - AgroTurizmi, Pejë

Adresa: Hasan Prishtina

Nr.45 Pejë,Kosovë

Kontakt:

 

T: +386 49 436 000 / 236 132

E: info@glv-agroturizmi.org

lag.agroturizmi@yahoo.com

 

GLV - Agroturizmi

© Copyright 2017 GLV Agroturizmi.org

Hyni ne email

* vetëm antarët