Organizimi i GLV Agroturizmi

GLV “Agroturizmi” është themeluar në vitin 2009 dhe vepron ligjërisht si OJQ. Është themeluar në bazat dhe parimet e programit LEADER dhe është themeluar si pjesë e rrjetit të GLV-vë të Kosovës. GLV Agroturizmi vepron në bazë të statutit i cili është është dokumenti më i rëndësishëm për veprimin e kësaj shoqate dhe i cili është aprovuar nga anëtarët e kuvendit të shoqatës.

 

Asambleja e Përgjithshme

GLV-ja është organizatë e përgjegjëshme dhe e organizuar sipas statutit të tij. Organi më i lartë është Asambleja e Përgjithshme ku të gjithë anëtarët e GLV-së janë pjesë e sajë dhe mbahet të paktën dy herë në vit, dhe është përgjegjëse për zgjedhjen e Bordit dhe Kryetarin midis anëtarëve të GLV-së. Zgjedhja duhet të ndjekë parimin e partneritetit publik-privat si dhe barazinë territoriale, gjinore dhe moshën. Asambleja e Përgjithshme gjithashtu ka detyra të tjera formale të përcaktuara nga statuti si aprovimi i raporteve vjetore, llogarive dhe pasqyrave financiare të çdo viti. Gjithashtu, ajo ka fuqinë për të ndryshuar statutet e GLV-së.

 

Bordi i Drejtorve

Bordi i Drejtorëve ka fuqinë më të madhe në vendimmarrjen ekzekutive të GLV-së dhe gjithashtu është ligjërisht përgjegjës për funksionimin dhe mbarëvajtjen e saj. Përpos kompetencave të dhëna me këtë statut, Bordi i Drejtorëve do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca:

1. të përfaqësojë organizatën dhe të veprojë në emër të organizatës

2. të lidh organizatën në ndonjë marrveshje me nënshkrimin e dy drejtorëve

3. të emëroj dhe të zgjedh përfaqësues

4. t'i përcaktoj kompetencat dhe detyrat e çdo përfaqësuesi

Madhësia e Bordit është e përcaktuar me statut dhe zakonisht përbëhet nga 8 persona. Kryetari i GLV-së kryeson Bordin. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga anëtarë që zgjedhen në të njëjtin numër nga secili Kolegj nga Asambleja e Përgjithshme sipas statutit. Bordi i Drejtorëve do të jetë organi kryesor i krijimit të politikave të shoqatës. Kuorumi ligjor do të themelohet nga 50% e anëtarëve të bordit dhe mënyrë që votimi të jetë plotësisht legjitim, 50% plus një votë. Në rast të votimit të njëjtë, vota e Kryetarit llogaritet dyfish. Për të përmbushur kërkesat e partneritetit publiko-privat, 50% (minimumi 4) i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve duhet të përfaqësojnë organizatat publike (si Komuna) dhe 50% (minimumi 4) duhet të përfaqësojnë bizneset private të regjistruara në nivel lokal.

 

Bordi i Drejtorëve emëron përfaqësuesit e mëposhtëm:

- Presidenti - përfaqësuesi kryesor i shoqatës që do të kryesojë të gjitha Komitetet Ekzekutive dhe takimet e shoqatave dhe ka të drejtën e votës. Në rast të një vote të njëjtë, vota e Presidentit duhet të llogaritet si një votim i dyfishtë.

- Sekretari - Nënkryetari i Parë - i caktuar për të kryer detyrat e Presidentit në mungesë të tij dhe për të ofruar shërbimet e tij sipas kompetencave të përcaktuara nga Presidenti.

- Arkëtari / Nënkryetari i dytë - ofrojnë shërbime sipas kompetencave të përcaktuara nga Presidenti, duke përfshirë përpilimin ose mbikëqyrjen e pasqyrave financiare të shoqatës.

 

Anëtarët

Anëtarësia e GLV është e hapur për të gjithë ata që jetojnë brenda kufijve ku vepron GLV-ja dhe janë anëtarë duke qenë burim i rëndësishëm për funksionimin e GLV-së. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pa marrë parasysh racën, gjininë, shtetësinë, kombësinë, religjionin, moshën ose aftësitë fizike. Të dy sektorët - privatë dhe organizatat publike apo edhe iniciativat vetanake të fermerëve mund të bëhen anëtarë. Numri i anëtarëve është një tregues i mirë për të treguar se sa gjerësisht GLV është e njohur në territorin e saj.

Për më shum shiqo Statutin e GLV Agroturizmit

NA KONTAKTONI

Për çdo pyetje na shkruani.

Submitting Form...

The server encountered an error.

Form received.

Adresa:

 

GLV - AgroTurizmi, Pejë

Adresa: Hasan Prishtina

Nr.45 Pejë,Kosovë

Kontakt:

 

T: +386 49 436 000 / 236 132

E: info@glv-agroturizmi.org

lag.agroturizmi@yahoo.com

 

GLV - Agroturizmi

© Copyright 2017 GLV Agroturizmi.org

Hyni ne email

* vetëm antarët