GLV dhe qasja LEADER

QKA ËSHTË GLV

Qasja LEADER është e lidhur me fuqizimin lokal përmes zhvillimit të strategjisë lokale dhe alokimit të burimeve. Mjeti kryesor për zbatimin e qasjes LEADER për zhvillimin e zonave dhe përfshirja e përfaqësuesve vendorë në vendimmarrje është Grupi Lokal i Veprimit (GLV). Grupi Lokal i Veprimit është strukturë e rëndësishme për qasjen LEADER e cila krijohet nga një partneritet lokal. Detyra kryesore e GLV-së është identifikimi, zbatimi dhe monitorimi i strategjisë për zhvillim lokal. GLV-të janë shumë efektive në zhvillim të qëndrueshëm sepse ato me qëllim të kontributit tubojnë burimet njerëzore dhe financiare në dispozicion nga sektori publik, sektori privat, shoqëria civile dhe vullnetarët.

 

GLV-të kanë një bashkëpunim shumë të mirë me akterët lokalë rreth projekteve dhe veprimeve shumë sektoriale me qëllim të arritjes së sinergjisë së nevojshme për të përmirësuar konkurrueshmërinë ekonomike të zonës. GLV-të janë të përfshira në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimin ndërmjet akterëve të ndryshëm ruralë të cilët shpesh nuk kanë përvojë në punën ekipore, duke reduktuar konfliktet e mundshme dhe duke lehtësuar zgjidhjet e negociuara nëpërmjet konsultimeve dhe diskutimeve. Ato poashtu nëpërmjet ndërveprimit ndërmjet partnerëve të ndryshëm, lehtësojnë proceset e adaptimit dhe ndryshimit në sektorin bujqësor (për shembull produktet cilësore, zinxhirët e ushqimit etj.), integrimin e shqetësimeve mjedisore, diversifikimin e ekonomisë rurale dhe cilësinë e jetës së banorëve lokal.

 

Qasja “LEADER”

Akronimi 'LEADER' rrjedh nga fjalët franceze " Liaison Entre Actions de Développement de l'Économique Rurale ", që do të thotë "Lidhjet midis ekonomisë rurale dhe veprimeve zhvillimore". Ideja është të krijuarit e energjive dhe burimeve njerëzore dhe organeve që mund të kontribuojnë në procesin e zhvillimit rural duke formuar partneritete në nivel local midis sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile. Në vitin 1990 kur një grup zyrtarësh në Komisionin Europian erdhi me propozimin për LEADER, ky koncept i lidhjes me njerëzit ishte mjaft i ri. Në fazën eksperimentale në vitet 1991-93 LEADER përfshiu 217 rajone, duke u fokusuar në zonat rurale të pafavorizuara. Kjo vlen edhe për vitet 1994-1999. Në vitet 2000-2006 bazuar në rezultatet inkurajuese, metoda u zgjerua shpejt për të mbuluar të gjitha llojet e zonave rurale. Në periudhën e saj të katërt të programimit (2007-2013), qasja u integrua si një pjesë integrale e politikës së zhvillimit rural të BE, duke mbuluar 2402 territore rurale në të gjithë shtetet anëtare e poashtu edhe Kosovën. Edhe pse nuk është shtet anëtar në këtë periudhë, në Kosovë janë themeluar 29 GLV lokale e një ndër to është edhe GLV “Agroturizmi” në Pejë.

 

Për shkak të zgjerimit të shpejtë, strukturat e rrjetit janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për zbatimin e qasjes LEADER. Rrjetet Rurale Kombëtare (RRK) janë organe të mbështetura nga shteti të themeluar në të gjitha shtetet anëtare. Ato ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve, në aktivitetet e rrjetëzimit, në kërkim të partnerëve për bashkëpunim ndërkombëtar etj. Rrjeti Europian për Zhvillimin Rural (ENRD) luan të njëjtin rol në nivel Europian, duke ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë si RRN-të ashtu edhe GLV-të. Rreth gjysma e GLV-ve të BE-së janë anëtarë të Shoqatës Europiane LEADER për Zhvillimin Rural (ELARD), i cili është një forum bashkëpunimi i OJQ-ve në zonat LEADER.

 

Qasja nga “Poshtë-lartë”

Qasja nga poshtë-lartë nënkupton që akterët lokalë marrin pjesë në vendimmarrje në lidhje me strategjinë dhe në përzgjedhjen e prioriteteve që duhet të ndiqen në zonën e tyre lokale. Përfshirja e akterëve lokalë përfshin popullatën në grupe të mëdha, ekonomikë dhe socialë dhe institucionet përfaqësuese publike dhe private. LEADER koncepton njerëzit vendas si ekspertë më të mirë në zhvillimin e territorit të tyre. Sipas Lukesch & Schuh 2007 "Vlerësimi i aftësive dhe njohurive lokale jo vetëm që rrit vetëdijen e vetëqeverisjes locale dhe ndryshon përceptimin e tyre për zonën në të cilën jetojnë, por gjithashtu nxit zgjidhje inovative dhe përparësi konkurruese të aktiviteteve me vlerë të shtuar në fund të vetë territorit."

NA KONTAKTONI

Për çdo pyetje na shkruani.

Submitting Form...

The server encountered an error.

Form received.

Adresa:

 

GLV - AgroTurizmi, Pejë

Adresa: Hasan Prishtina

Nr.45 Pejë,Kosovë

Kontakt:

 

T: +386 49 436 000 / 236 132

E: info@glv-agroturizmi.org

lag.agroturizmi@yahoo.com

 

GLV - Agroturizmi

© Copyright 2017 GLV Agroturizmi.org

Hyni ne email

* vetëm antarët